KRONIKË

Pendohen dhe dy “ushtarët” e Dumanit, SPAK pritet të nisë valë arrestimesh në Fier, Vlorë e në disa qytete të tjerë


Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej janë dy të penduarit e SPAK që po tregojnë në lidhje me vrasjet e bëra, duke nxjerr emra të tjera që janë autorë të disa vrasjeve apo dhe porositës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E teksa dy të pandehurit zbardhin disa vrasje të bujshme që janë shënuar në vend, pritet që të ketë disa arrestime të tjera në disa qytete. Qytetet që mund të ketë arrestime janë në Fier, Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, raporton Elton Qyno për “Ora news”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga dëshmia ka dalë R.S dhe nipi i tij, që janë angazhuar për vrasje duke marrë si qitës me pagesë Skerdi Tasin, Henrik Hoxhën dhe disa persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Erjon Alibej, i penduari tjetër i drejtësisë, ka treguar për vrasjet që kishte prositur në qytetin e Elbasanit, Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit. Sipas Qynos, në disa episode dëshia e Alibejt përshtatet me dëshminë e Nuredin Dumanit. Dumani është personi që ka marrë pjesë në shumicën e vrasjeve të porositura nga Erjon Alibej.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Aktualisht SPAK, po kryen hetime intensive për verifikimin e thënieve të dy bashkëpuntorëve të rinj. Ndërkohë vetë Nuredin Dumani, bashkëpuntori kryesor është pyetur mbi 5 herë nga prokuroria për disa situata.

Kujojmë që një muaj më parë tre prokurorët e prokurorisë së Posaçme (SPAK) vendosën të mbyllin hetimet dhe të dërgojnë në gjyq personat e arrestuar në atë që tashmë njihet si dosja “Dumani”, operacioni i quajtur “Plumbi i artë”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button