LIFESTYLE & SHOWBIZ

Pendohet ish-burri i Ledjonës: Jemi ndarë me mirëkuptim, i kërkoj falje për komentin


U deshën vetëm pak ditë që të kuptohej se ajo çfarë tha gazetarja, Ledjona Xheladinajt, brenda shtëpisë së Big Brother Vip lidhur me ish partnerin e saj, është e vërtetë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ka qenë vetë ish-bashkëshorti i gazetares, Jorgen Xoxi, i cili pasi e quajti mashtruese ish-partneren e tij, në një deklaratë për “Top Channel”, ka pranuar se Ledjona e ka lejuar vajzën që të vizitojë gjyshërit e saj. Ndërsa, e vogla nuk pranon që të takojë të atin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Tashi nuk e di a e ka ndaluar. Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim”, ka thënë Xoxi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndër të tjera ai i ka kërkuar falje të bijës për komentin e pahijshëm që ka lënë ditë më parë në rrjet, ku e quante nënën e vajzës së tij “mashtruese”. Ai ka rrëfyer se pas këtij komenti e bija i ka shkruar, duke treguar se te shkolla i kanë përmendur të atin. Gjithashtu ai ka pranuar se ndarja me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim dhe ishin të dy ata që vendosën se martesës së tyre i kishte ardhur fundi.

“Para dy ditësh kur bëra komentin i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve të mi. Më tha ‘pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ka qenë një ndarje me mirëkuptonim, rrugët tona duhet të ndaheshin. Ramë të dy dakord për ndarjen. Nuk kam unë pse të flas keq, se është nëna e vajzës sime. I kam kërkuar edhe çupës falje për komentin”, u shpreh ai ndër të tjera.

Kujtojmë se më herët, Ledjona ka thënë se me ish-partnerin ka një marrëdhënie të mirë për hatër të vajzës së saj dhe se vogëlushen e ka rritur e vetme. Mirëpo, pas kësaj deklarate të gazetares qarkulloi një koment që ish-bashkëshorti i saj kishte lënë një prej postimeve në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button