KRONIKËVIDEO

Për zhdukjen e tij u bashkuan familje të tëra dhe krijuan sindikatë”, Karamuço: Ja çfarë ndodhi me Ervis Martinajn (VIDEO)

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për krimin e organizuar gjatë vitit 2023.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ai u shpreh se gjatë këtij viti krimi i organizuar është fuqizuar shumë dhe se grupet kriminale kanë funksionuar si organizata, familje të cilët bëjnë ndere ndaj njëri-tjetrit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Karamuço u ndal te rasti i shumëpërfolur, për fatin e Ervis Martinajt, ku tha se për zhdukjen e tij, familje të tëra u bashkuan dhe krijuan një sindikatë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Krimi i organizuar është fuqizuar shumë. Organizimet për vrasjen e rivalëve bëhen nga ata që nuk janë pjesë e asaj zone. Ata janë të organizuar edhe në mënyrë transkombëtare. Funksioni i tyre është si familje, organizata dhe shkëmbejnë ndere me ata që i quajnë aleatë. Kemi rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt, ku dyshohet që u bënë një sindikatë e tërë. Nuk ishte vetëm një familje, por u koordinuan disa për atë që mendohet e dyshohet se mund të ketë ndodhur.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në Shqipëri nuk kemi vetëm rastin e Martinajt, por edhe 4 të tjerë që dyshohen se kanë të njëjtin fat, dhe nuk dihet nëse kanë vdekur apo janë gjallë. Kemi rastin e dy të zhdukurve në Sarandë, është dhe një person tjetër në Korçë që ka kryer një vrasje në Elbasan, i cili është në të njëjtët dritëhije. Prioriteti ka qenë për Ervin Martinaj, ndërkohë për të tjerët nuk thuhet shumë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Nuk mund të flasim dot për organizata të mirëfillta, por mund të them se në Shqipëri numërohen rreth 20-22 organizata që kanë ulje ngritje në kuptimin e fuqisë. Kanë filluar transformohen dhe nuk kupton dot kush drejton kë. Ne kemi një zonë të qetë që ka një efekt të madh që është Fieri, e më pas Vlora.”, u shpreh eksperti i kriminalsitikës.

Related Articles

Back to top button