AKTUALITETKRONIKË

Përdorte banesën për të magazinuar drogë, pranga efektivit në Fier


Një efektiv policie ka përfunduar në pranga pasi përdorte një banesë të marrë me qira për të magazinuar lëndë narkotike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se në banesën e efektivit u gjet një sasi prej 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi: 

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button