Përfaqësuesi i ekipit të Egnatias ka zbuluar një detaj që e bën më të dhimbshme vdekjen e sulmuesit 28-vjeçar
Përfaqësuesi i ekipit të Egnatias, Xhevdet Zeka, ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, i cili pësoi një sulm në zemër në minutën 25, të ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani.
Zeka tha se Dwamena ishte në një formë shumë të mirë dhe i ishte nënshtruar rregullisht kontrolleve mjekësore.
Ai shtoi se futbollisti ishte në prag të një kontrate marramendëse në Arabinë Saudite dhe mund të largohej nga ekipi në muajin janar.
Sipas tij analizat në klubin saudit kishin dalë të gjitha në rregull dhe nuk kishte asnjë shqetësim.
“Edhe një dhimbje shumë e madhe, lojtari ishte në prag të një kontrate marramendëse në Arabinë Saudite, ku doli i shëruar dhe s’kishte probleme. Në janar mund të ikte. Ne jemi të mërzitur për Dëamenën si njeri, pastaj si profesionist. Ishte profesionist i një rangu tjetër që nuk gjen në Shqipëri. Dua të them që lojtari ishte në gjendje shumë të mirë, ato 25 minutat e fundit, ishin nga më të mirat të Duamenës. Ai ishte në formë të mirë. Janë disa gjëra që Zoti na e jep jetën dhe ai na e merr. Klubi ka qenë super korrekt me lojtarin dhe me një kontroll permanent për shëndetin e tij.”– tha Zeka.