Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit
Flakët e zjarrit kanë përfshirë komisariatin e Shijakut pasditen e sotme, teksa dyshohet për një shkëndijë elektrike në katin e dytë të godinës.
Zjarri ka rënë në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit në katin e dytë të kësaj godine. Menjëherë ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilët bën të mundur fikjen e zjarrit.
Sipas policisë dyshohet si shkak paraprak një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.
‘Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.’