AKTUALITET
Përfshihet sërish nga flakët fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, ende asnjë përgjegjës!
Fusha e grumbullimit të mbetjeve është përfshirë sërish nga flakët pasditen e së shtunës.
Disa ditë pasi në Vlorë ambasadori gjerman vizitoi landfilldin në Sherisht, sërish persona të papërgjegjshëm i kanë vendosur flakën fushës se grumbullimit të mbetjeve duke shkaktuar ndotje në zonë.
Nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët. Edhe pse është thënë disa herë për masa kundrejt personave apo zbardhjen e këtyre zjërrvënie nuk ka ende një person përgjegjës.