AKTUALITETSTAR CHANNEL

Përfundojnë punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, qarkullimi kthehet në normalitet!

NJOFTIM

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përfunduan punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet normalisht.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment mori menjëherë masat e nevojshme në terren duke kryer punimet e nevojshme si dhe zgjidhjen e situatës së krijuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

U bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj dhe duke krijuar një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

Reklama në FieriWeb

Kjo ndërhyrje do të rritë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Falënderojmë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kohës të kryerjes së punimeve.

Related Articles

Back to top button