POLITIKËSTAR CHANNEL

Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në Fier, numërimi nis në mesnatë

Procesi i dorëzimit të kutive të votimit në KZAZ nr. 60 në Fier ka përfunduar me sukses, pasi janë administruar të gjitha kutitë nga 97 qendrat e votimit në këtë zonë. Gjatë dorëzimit nuk janë raportuar problematika apo parregullsi.

Reklama në FieriWeb

Njëkohësisht, dorëzimi i kutive ka përfunduar edhe në KZAZ nr. 58 dhe 59. Po ashtu, procesi është mbyllur rreth një orë më parë edhe në bashkitë Roskovec, Mallakastër dhe Patos, ku përfshihet edhe administrimi i votave të të burgosurve në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Fier.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

I gjithë procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të rendit dhe në praninë e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, duke garantuar transparencë dhe siguri.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Sipas burimeve pranë KZAZ-ve përkatëse, procesi i numërimit të votave pritet të nisë në orët e mesnatës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button