KOSOVA

Përfundon operacioni policor në Banjskë, Kurti: Vuçiç donte ta kthente manastirin në kullë të Jasharajve


Policia ka përfunduar operacionin policor për bastisje në fshatin Banjskë të Zveçanit. Mësohet se nesër do të vendoset se cilat do të jenë hapat e mëtejmë të policisë. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandat Vuçiç dëshironte të shndërronte manastirin e Banjskës në kullë të Jasharajve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë. Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka thënë Kurti.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjatë ditës së sotme (e martë) policia në një hotel ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar të hënën, numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mjetet e konfiskuara gjatë së martës përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një ekskavator të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe të armatimit. Përpos kësaj, policia pati sekuestruar armatim në sasi të madhe edhe gjatë së dielës.

Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh sulmuan Policinë e Kosovës duke lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa plagosi dy policë të tjerë. Ndërsa në mesin e terroristëve mbeten të vrarë 3 prej tyre. Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radoiçiç është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button