Përgatitje për fushatë, Kejdi Mehmetaj: Ka raste kur nuk kemi fare komunikim me Metën, strukturat të gjitha të angazhuara

Ish-deputetja e PL, Kejdi Mehmetaj foli në studion e Nwës24 për përgatitjet e fushatës elektorale të PL, me afrimin e 11 majit.
Mehmetaj tha se strukturat e PL janë funksionale dhe në terren, ndërsa shtoi se komunikimet e tyre me Presidentin e PL, i arrestuar prej 21 tetorit, janë të vështira. “Ka raste që nuk kemi thuajse fare komunikim me Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Mehmetaj.
Kejdi Mehmetaj: PL ka aktivitete të përditshme. Jemi të gjithë të angazhuar.
Olta Bruko: Të urdhëruar nga lideri juaj që ndodhet në burg?
Ferdinand Xhaferaj: E urdhëruar nga sistemi, se po nuk e bëri…
Kejdi Mehmetaj: Funksionojmë në mënyrë të pavarur. Ka raste që nuk kemi thuajse fare komunikim me Presidentin e Partisë së Lirisë. Materialet tona, programet, konsultohen me strukturat. Kemi një program me 5 prioritete.