Përgjimet: Përveç Elvana Gjatës, një ish-miss ka pasur lidhje me Ervin Matën!
Pas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë zbardhur disa ngjarje kriminale.
“SKY” dhe “Encro Chat” kanë identifikuar disa grupe kriminale, duke arrestuar disa persona, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të policisë.
Policia ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin dhe disa persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim të cilët akuzohen edhe për grup kriminal.
Pas përgjimit që i janë vënë në dispozicion SPAK-ut, kanë dalë në dritë edhe emra të disa vajzave të botës së “showbiz-it”, mes tyre edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Përveç ish-partneres së Matës, këngëtares Elvana Gjata, ka edhe personazhe të tjera. Një ish-miss që mendohet se ka pasur një lidhje me Ervin Matën dhe persona të tjerë nga bota e krimit.
Moderatore emisionesh, kryesisht të botës së “showbiz-it” dhe disa personazhe të tjera, janë të përfshira në këto ngjarje madje edhe kanë lidhje dashurie me ta.
Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave. Kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës?
SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjer. Kryesisht miss-e, drejtuese emisionesh “show” dhe vajza të botës së spektaklit.