AKTUALITETSTAR CHANNEL

Përkeqësohet gjendja e grevistëve në Marinzë, një prej tyre dërgohet në spital

Në ditën e 12-të të grevës së urisë në Marinzë, është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi. Vetëm pak minuta më parë, ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, ku ka kryer kontrollet mjekësore të nevojshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas ekzaminimeve, gjendja e Dorjan Dylmishit është vlerësuar më e rënduar, ndaj ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë më të specializuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Megjithë përkeqësimin e shëndetit, grevistët kanë deklaruar se mbeten të vendosur për të vazhduar grevën derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button