KRONIKËSTAR CHANNEL

Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij

dashura e Safet Bajrit, është arrestuar nga polcia, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Burime për Report Tv bëjnë me dije, se e dashura e tij Eri Ago është arrestuar më datë 26 shkurt me urdhër ndalimi nga SPAK, me masë sigurie “arrest në burg”, në akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, ky i fundit i shpallur në kërkim, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Si vra Fatbardh Lici?

Fatbardh Lici, është vëlla i Mustafa Licit dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Hamza Licit. 53-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e 10 gushtit 2018, me breshëri plumbash teksa ndodhej në një kafene i shoqëruar nga persona të tjerë në lagjen Kiras të Shkodrës. Lici u qëllua nga një person që zbriti nga një automjet tip “Benz”, pa targa. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018 dhe dyshimet u ngritën se mes fiseve Bajri e Lici kishin nisur përplasjet.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button