Përkujtohet sot, dalja partizane e 68 vajzave fierake, rast unikal.
Në Fier u përkujtua sot dalja partizane 81 vjet më parë, e 68 vajzave nga ky qytet, që u konsiderua si një rast unikal në Shqipëri, Ballkan dhe në Europën e pushtuar nga nazifashistët.
81 vjet më parë, më 14 shtator 1943, gjashtëdhjetë e tetë vajza nga qyteti i Fierit, u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane.
Kjo ishte një ngjarje e madhe për një qytet që atëherë kishte rreth 6 mijë banorë.
Të frymëzuara nga ideali i lirisë, vajzat studente e nxënëse, punëtore e shtëpiake, u nisën nga shtëpitë e tyre dhe u drejtuan për në zonat e çliruara nga partizanët për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Shqipërisë.
Në ceremoninë përkujtimore të 81-vjetorit të këtij akti sublim ishin të pranishëm edhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, pasardhës të vajzave partizane deputetë dhe drejtues vendorë.