KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Përleshje e dhunshme mes 4 vajzave në pedonalen e Fierit – Pamjet tronditëse mbërrijnë në redaksinë e FieriWeb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në pedonalen e qytetit të Fierit, ku katër vajza adoleshente janë përfshirë në një përleshje fizike të dhunshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pamjet e siguruara nga redaksia e FieriWeb janë tronditëse. Në video shihen vajzat teksa grisen nga flokët, përplasen përtokë, shkelmohen dhe ofendohen me fjalor jashtë çdo norme, në prani të qytetarëve të shumtë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, në orët e vona, duke shkaktuar panik dhe indinjatë tek kalimtarët. Deri më tani nuk raportohen të lënduara rëndë, por incidenti ka ngritur shqetësim për sigurinë publike dhe sjelljet shqetësuese mes të rinjve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar vajzat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, por hetimet janë në vijim.

Reklama në FieriWeb

Qytetarët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke kërkuar shtim të prezencës së forcave të rendit në zonat publike dhe masa edukative për parandalimin e dhunës mes të rinjve.

Related Articles

Back to top button