AKTUALITETSTAR CHANNEL

Përmbytet Manastiri në Zvërnec, shkak bllokimi i kanalit kullues

Manastiri i Zvërnecit në Lagunën e Nartës është përmbytur si pasojë e prurjeve të shumta të ujit dhe reshjeve intensive të ditëve të fundit dhe bllokimit të kanalit kullues.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Niveli i lartë i ujit ka depërtuar në ambientet e godinës, duke shkaktuar dëme materiale, kryesisht në katin e parë të ndërtesës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas priftit të manastirit, Jani Terezia, përmbytja ka shkaktuar dëmtime në ambientet e brendshme, ndërsa situata konsiderohet e pazakontë për nga përmasat.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fenomeni nuk ka ndodhur më parë në këto përmasa. Dyshohet se një nga shkaqet kryesore është bllokimi i kanalit të madh shkarkues, i cili nuk po e largon ujin drejt detit siç duhet”, u shpreh ai për mediat.

Reklama në FieriWeb

Manastiri i Nartës, i njohur si një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare në zonën e Vlorës, përballet kështu me një situatë emergjente që kërkon ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Related Articles

Back to top button