AKTUALITETSTAR CHANNEL
Përmbytjet e Vjosës shkatërrojnë kulturat bujqësore në Kashisht, miliona lekë dëme për kultivuesit e luleshtrydheve
Pas tërheqjes së ujërave të lumit Vjosë, janë evidentuar pasoja të rënda në fshatin Kashisht. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore, ku më të prekurit rezultojnë kultivuesit e luleshtrydheve. Sipërfaqe të tëra të mbjella janë shkatërruar plotësisht, duke e bërë të pamundur shpëtimin e prodhimit.
Sipas fermerëve, humbjet financiare përllogariten në miliona lekë, ndërsa luleshtrydhja përbën burimin kryesor të të ardhurave për shumë familje të zonës. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për verifikimin e dëmeve dhe mbështetje financiare, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të aktivitetit bujqësor.




