AKTUALITETBOTA

Përmbytjet në Valencia/ Të paktën 95 persona kanë vdekur! Shtëpi të shkatërruara dhe rrugët nën ujë

Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, rrënuan shtëpitë, ndërprenë transportin dhe vranë të paktën 95 njerëz në fatkeqësinë më të keqe natyrore që ka goditur vendin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave të huaja, stuhitë e shiut shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga në Valencia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterë për të hequr njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe varka gome për të arritur tek shoferët e bllokuar në majë të makinave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias konfirmuan një numër të vdekjeve prej 92 personash të mërkurën (30 tetor). Dy viktima të tjera u raportuan në rajonin fqinj Castilla La Mancha, ndërsa Andaluzia jugore raportoi një vdekje.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button