AKTUALITETSTAR CHANNEL

Përmbytjet rikthehen në Petovë, toka të tëra nën ujë nga dalja e lumit Seman

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në fshatin Petovë, në Bashkinë Fier, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore të zonës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rritja e ndjeshme e prurjeve në Lumi Seman, si edhe hapja e portave të hidrocentralit të Banjës, kanë bërë që sipërfaqe të tëra toke të përfundojnë nën pushtetin e ujit. Parcelat e mbjella me kultura të ndryshme janë mbuluar nga uji, ndërsa situata paraqitet problematike për banorët e zonës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo është hera e radhës brenda pak muajsh që zona përballet me përmbytje, pas situatave të ngjashme të regjistruara gjatë muajve nëntor dhe janar. Dëmet e njëpasnjëshme kanë rënduar më tej gjendjen ekonomike në zonë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button