AKTUALITET

Përmbytjet/ Vlora ‘zgjohet’ nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme në banesa e biznese


VLORË– Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pasi moti i keq goditi vendin tonë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt. Bëhet fjalë për të paktën 55 persona në total nga 33 familje. Report Tv sjell sot pamjet nga situata në qytetin e Vlorës, ku rrugë e lagje janë ende nën ujë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vlora dje ishte në pushtetin e ujit, ndërsa çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të vërshojë nëpër qytet, lagjet kryesore biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme. Si asnjëherë më parë, të gjitha rrugët e qytetit u pushtuan nga uji dhe lagjet u bllokuan ku niveli i ujit arriti deri 50-60 cm. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Uji, si rrjedhë lumenjsh që kalonte nëpër rrugë, mori me vete çfarëdo i doli para, karriget dhe tavolinat e lokaleve, koshat e mbeturinave duke i spostuar në sheshin e Flamurit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button