AKTUALITETSTAR CHANNEL

Përpihet nga flakët banesa në Shkodër, ndërron jetë 80-vjeçari

Ka humbur jetën i moshuari që mbeti i bllokuar brenda banesës së tij, që iu përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Shtoj i Shkodrës.

Mësohet se viktima është shtetasi Gjek Prroni, rreth 80 vjeç, i cili mbeti i bllokuar brenda banesës dhe është asfiksuar nga tymi.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

I moshuari jetonte i vetëm në banesë, teksa zjarri në banesë dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ndërkohë, forcat zjarrfilëse që mbërritën në vendin e ngjarjes arritën që t’i vinin nën kontroll flakët dhe i kanë shuar ato.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Related Articles

Back to top button