AKTUALITETKRONIKË

Përplas për vd*kje avokatin, braktis makinën dhe arratiset, zbulohet identiteti i autorit 22-vjeçar


Erjon Kacani është i riu që dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo dy ditë më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Nga hetimet policia deklaroi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është E. Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili menjëherë pas përplasjes së Dingos, u largua nga vendngjarja.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ai e braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e policisë, në cilësinë e provës materiale.

Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e tij dhe kolegët, si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës./ TCH

Related Articles

Back to top button