KRONIKË

Përplasen dy makina në aksin Rrëshen-Rubik, ndërron jetë efektivi i policisë


Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Rrëshen-Rubik. Mësohet se një automjet tip “Chevrolet”, që drejtohej nga një shtetas malazez është përplasur me një mjet “Benz”, që drejtohej nga 56 vjeçar, efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën polici Gëzim Lazri, i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në shtëpi. Drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave i “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button