KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasi me makinë 8-vjeçarin me monopatin, e pëson shoferja në Fier. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të miturit

Një incident është regjistruar në Fier.

Një fëmijë 8 vjeç u përplas me makinë në lagjen “Apollonia”, ndërsa bëhet me dije se është proceduar drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale S.M., 41 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I mituri mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button