POLITIKËSTAR CHANNEL

Përplasja/ Shehaj akuzon Lapajn: Ka përfituar 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar për pastrim parash

Adriatik Lapaj përballet me akuza të rënda nga Shehaj, i cili pretendon se ka përfituar 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK për pastrim parash.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Shehajt, kjo shumë del qartë në bilancin e kompanisë për vitin 2024, dokument që mund të verifikohet në QKB.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Pyeteni pse i ka marrë ato para. Sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë,” deklaron Shehaj, duke lënë të kuptohet se pas këtij transaksioni fshihet një histori edhe më e errët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Shehaj shprehet se kjo çështje do të zhgënjejë shumë prej atyre që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë tek Lapaj. “E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe e zymtë e këtij sistemi,” shton ai.

Reklama në FieriWeb

Mbetet për t’u parë nëse Lapaj do të japë një përgjigje zyrtare.

Related Articles

Back to top button