Përplasje e ashpër mes vajzave në “Big Brother Kosova”
Xheneta Fetahu dhe Sara Kolami janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme në shtëpinë e BBV.
Debati lindi për shkak të lavanderisë, duke qenë se detyrë e aktores shqipatre ishte menaxhimi i të gjitha gjërave që kanë të bëjnë me të.
Megjithatë, Sara shihet duke bërtitur me të, për shkak të një palë atleteve që i ishte duke pastruar.
Pas këtij veprimi, Xheneta ka shkuar në dhomën e tyre të gjumit dhe ia hodhi të gjitha rrobat në tokë Sarës.
Kjo ishte si një shenjë hakmarrjeje për atë që po bënte brenda, ndonëse nuk pati nevojë për ekzagjerim. Në këtë mes u përfshi edhe Gjesti, ndërsa Fetahu nuk linte vend për arsyetim.
Kjo nuk është hera e vetme që konkurrentët ndeshen me njëri-tjetrin për rrobat e pastërtinë brenda, por më vonë do shihet se si do përshtaten ato.