KRONIKËSTAR CHANNEL
Përplasje mes banorëve të Tragjasit dhe policisë për projektin e ujësjellësit

Tragjas – Banorët e fshatit Tragjas janë përplasur sot me forcat e policisë, duke kundërshtuar projektin e ujësjellësit që parashikon marrjen e burimit kryesor të ujit të fshatit. Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policore dhe punëtorë të firmës kontraktuese kanë mbërritur në zonë për të nisur punimet, duke hasur në rezistencën e banorëve.
Protestuesit shprehen se ky projekt do t’i lërë pa ujë dhe kërkojnë zgjidhje alternative, ndërsa autoritetet këmbëngulin se investimi është në të mirë të komunitetit më të gjerë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe për të siguruar vijimin e punimeve.