Përplasje mes dy agjensive funerale në Fier, një i plagosur dhe disa të shpallur në kërkim

Një konflikt i ashpër mes dy agjensive funerale në Fier ka përfunduar me dhunë, duke lënë të plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çamëria”, pranë Spitalit Rajonal të Fierit, ku palët e përfshira janë agjensitë funerale “Emini” dhe një tjetër.
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin K. N., ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë: J. M., 47 vjeç, M. S., 38 vjeç dhe E. Rr., 35 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ata dyshohet se kanë goditur me sende të forta dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38 vjeç, për shkak të konkurrencës mes bizneseve.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdes mjekësor, ndërsa policia vijon punën për kapjen e të dyshuarve. Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
