AKTUALITETVIDEO

Përplasje mes policisë dhe fermerëve në Fier, protestuesit ultimatum qeverisë: Keni kohë deri pasnesër të reagoni, pastaj ne do të… (VIDEO)


Fermerët kanë arritur që të thyejnë kordonin e policisë dhe janë ulur në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin në aksin nacional mes Lushnjes dhe Tiranës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fermerët janë përleshur me uniformat blu dhe FNSH-në dhe më pas janë ulur në shenjë proteste në rotondon e Plugut.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Keni afat deri pasnesër për të reaguar për të na dhënë subvencione, në të kundërt do të bllokojmë plotësisht rrugën nacionale Lushnje – Tiranë”, tha një fermer duke i vendosur ultimatum qeverisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, por e gjithë turma e fermerëve ndodhet në rrugë duke bllokuar këtë aks të rëndësishëm. Fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale për vendosjen e 10% të TVSH-së për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale. Gjithashtu fermerët kërkojnë subvencione nga qeveria, ndërsa në terren kanë zbarkuar mbi 100 efektivë të policisë dhe FNSH-së.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Ne i kërkojmë Edi Ramës të kthejë kokën tek bujqësia. Ne jemi lënë në rrugë dhe kemi besim tek Rama që t’i vendosë gishtin kokës pasi shumë njerëz punojnë tokën në këtë zonë por asnjë nuk ka marrë subvencion”, thotë një agronom.

Kreu i qeverisë ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku i përgjigjet protestës së fermerëve teksa shkruan: “Mbështetje për fermerët +42 % krahasuar me 2021 ose e thënë ndryshe 7.1 miliardë mbështetje për fermerët dhe investime në zhvillimin rural.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

VIDEO NGA PERPLASJA E FERMEREVE ME POLICINE

Related Articles

Back to top button