KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasje mes të rinjve në Lezhë, policia në ndjekje të autorëve

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar vetëm pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, fillimisht të rinjtë janë përfshirë në një debat verbal, i cili më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike mes tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime bëjnë me dije se shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për motive banale, konkretisht ngacmimi i një vajze.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button