KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasje pas akuzave për lobim, Lela tërheq lajmin për Ramën: Nuk ishte me burimet e mia

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar pas përgënjeshtrimit të bërë nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Donald Trump, dhe Donald Trump Jr., lidhur me një shkrim të publikuar në portalin e tij, ku Grenell cilësohej si lobist i padeklaruar i kryeministrit Edi Rama.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Lela sqaroi se lajmi ishte marrë nga një portal tjetër dhe ishte cituar si burim, pa u verifikuar nga burime të pavarura. Pas reagimit të Grenell në Twitter, ai tha se e hoqi menjëherë artikullin, duke theksuar se shqetësimi ishte i drejtë dhe vendimi për tërheqjen ishte një akt etik.

“Lajmi ishte marrë nga një portal tjetër dhe ishte cituar. Grenell nuk i njeh portalet shqiptare dhe nuk ka parë se lajmi ishte i cituar. Ishte një shkrim që fliste për përpjekjet e Ramës për të pasur akses në administratën Trump përmes lidhjeve me Grenell. Pasi më bëri tag në Twitter, e vlerësova si të drejtë shqetësimin e tij dhe vendosa ta heq, sepse nuk ishte produkti im, nuk ishte me burimet e mia”, deklaroi Lela.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah ndjeshmërinë e marrëdhënieve politike mes Tiranës dhe ish-administratës amerikane.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button