KRONIKË

Përplasjet e përgjakshme/ I akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, Kasandër Noga dënohet me 15 vite burg nga gjykata e Brukselit

Kasandër Noga është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. Kasandër Noga është emër i njohur i botës së krimit. Noga u arrestua, ndërsa akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky i fundit u qëllua me gjashtë plumba. Tentativa për vrasjen ka nisur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”


Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Reklama në FieriWeb

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohej nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut?

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje.
Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt.

Related Articles

Back to top button