Përplasjet mes policisë dhe anëtarëve të MEK/ Zbulohen detaje nga hetimet e prokurorisë së Durrësit, akuzat
Prokuroria e Durrësit po kryen veprime hetimore për përplasjet e djeshme në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit.
Hetimet po bëhen pas pretendimeve të banorëve për dhunë policore por edhe për kundërshtim nga ana e tyre të punonjësve të policisë në tentativat për të ndaluar ekzekutimin e urdhërit të gjykatës së posaçme.
Të paktë 6 persona janë proceduar penalisht në radhët e muxhahedinëve. Ndërkohë sa i përket hetimeve të SPAK, që çoi në kontrolli e djeshëm, mësohet se ky hetim është regjistruar për disa vepra penale. Prokuroria e Posaçme ka dyshime se disa anëtar të MEK, janë përfshirë janë përfshirë në aktivitet kriminal ndërsa veprat penale për të cilat po hetohet janë: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike; Ndërhyrje në sistemet kompjuterike; Keqpërdorim i pajisjeve