KRONIKË

Personave me aftësi të kufizuar u jepnin ushqime të skaduar, Prokuroria e Vlorës nis procedim penal për qendrën PAK


Prokuroria e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj qendrës PAK, për personat me aftësi të kufizuar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Procedimi penal është bazuar në raportin e Kontrollit të Lartë i Shtetit nga ku dolën një sërë problematikash duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuar, të cilëve u jepeshin produkte të skaduara.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Bëhet me dije se Prokuroria ka sekuestruar një sërë dokumentesh. Po ashtu prokurori i çështjes, Arian Xhaferri së bashku me OPGJ-në e Institucionit dhe drejtuesit e antikrimit ekonomik, pas mbledhjes së dokumentacionit, kanë nisur dhe marrjen në pyetje të personave të e cituar në raportin e KLSH.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në raportin e KLSH-së është zbuluar edhe tentative për të zaptuar pronën dhe hequr atë fëmijëve të sëmurë, për tu kthyer më pas në një vend ku të ndërtohen pallate.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Raporti i KLSH për qendrën PAK

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button