MJEKSIASTAR CHANNEL

Pesë çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me efektin e medikamenteve që po merrni

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes, tashmë dihet se çaji ofron edhe shumë përfitime shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Por, përpara se ta bëni pjesë të pandashme të regjimit tuaj, një konsultë me mjekun, sidomos nëse merrni mjekime, është e nevojshme. Edhe pse shumica e çajrave bimorë konsiderohen të sigurt, njerëzit që mjekohen me ilaçe të caktuara, mund të përjetojnë efekte anësorë të padëshiruara.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ja disa nga çajrat që duhet të kufizoni ose shmangni plotësisht nëse merrni mjekime të caktuara.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Çaji i Kamomilit

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kamomili ndihmon me gjumin sepse redukton ankthin falë efekteve të tij qetësuese.

Gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Por konsumi i sasive të larta mund të ulë ndjeshëm sheqerin në gjak duke çuar në hipoglicemi.

Nëse keni diabet, nuk duhet të shmangni çajin e kamomilit, por duhet të monitoroni sheqerin nëse vendosni ta pini atë rregullisht, për të parë nëse ka ndikim tek shëndeti juaj.

Çaji Jeshil

Gjethet e çajit jeshil (të thara) përmbajnë vitaminë K, e cila mund të rrisë koagulimin e gjakut.

Sasi të mëdha të vitaminës K mund të ndërhyjnë në aktivitetin e disa holluesve të gjakut, si warfarina.

Çaji jeshil dhe ekstraktet e tij mund të ulin po ashtu efektshmërinë e Lisinopril, një ilaç që jepet për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit.
Kështu që është më mirë të kufizoni konsumin e tij nëse trajtoheni me këto medikamente.

Çaji Xhingko

Çaji Xhingko ashtu si çaji jeshil, duhet të shmanget nëse po përdorni ilaçe për hollimin e gjakut.

Këtu përfshihet Coumadin (ëarfarin), Plavix (clopidogrel), aspirina dhe antikoagulantë të tjerë, këshillojnë ekspertët.

Kjo është për shkak se Xhingko ngadalëson koagulimin e gjakut dhe konsumi i tij së bashku me barna si ibuprofeni, naprokseni ose aspirina, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.

Njerëzit që kanë epilepsi ose ata që marrin ilaçe kundër depresionit duhet të shmangin gjithashtu konsumin e këtij çaji.

Sasitë e larta të çajit mund të shkaktojnë konvulsione dhe të zvogëlojnë efektivitetin e barnave antikonvulsante por edhe të dobësojnë efektin e antidepresantëve si si fluoksetina (Prozac dhe Sarafem) dhe mipramine (Tonfranil).

Çajrat e Xhinseng dhe Jamballit

Njëjtë si çajrat e më sipërm, këto lloje mund të zvogëlojnë efektivitetin e medikamenteve antikoagulantë, duke përfshirë warfarinën.

Shmangini nëse keni mpiksje gjaku, trombozë të venave të thella ose probleme të tjera shëndetësore që trajtohen me antikoagulantë.

Çaji i Lule Basanit

Ky çaj ndërvepron me një sërë medikamentesh, duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, pilulat kontraceptive, ciklosporinën, barnat për HIV dhe holluesit e gjakut.

Edhe pse shumë njerëz pretendojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit.

Ekspertët thonë se përdorimi i tij për të kuruar depresionin mund të rrisë nivelet e serotoninës në trup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button