BOTA

Pësoi aksident në Itali, ndërron jetë pas 18 ditësh 6-vjeçarja shqiptare

Një tragjedi ka ndodhur në familjen shqiptare, ku Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në Bolonja. Ajo ndërroi jetë në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave italiane, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Reklama në FieriWeb

Kryetari i bashkisë së San Polo Franco Palù ka vendosur të shpallë ditë zie në qytet në ditën kur do të kremtohet funerali.

Related Articles

Back to top button