KRONIKËSTAR CHANNEL

Pezullohet oficeri i Policisë Kufitare pas përfshirjes në një konflikt fizik në Vlorë – Nis procedura disiplinore

Një konflikt fizik i ndodhur jashtë orarit të shërbimit, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ka çuar në pezullimin e menjëhershëm të një efektivi të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas një njoftimi zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Nënkomisar Ardian Isufi, me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurë disiplinore të rëndë, në bazë të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, për sjellje që diskreditojnë figurën e punonjësit të policisë dhe dëmtojnë besimin e publikut tek institucioni.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Nënkomisari Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, shtetasin A. B. Pas përshkallëzimit të përplasjes, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në zonë, dhe E. M.

Reklama në FieriWeb

Aktualisht, Nënkomisar Ardian Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Ngjarja po hetohet nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit thekson vendosmërinë për të reaguar ndaj çdo rasti që cenon integritetin e uniformës blu dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo sjellje të papërshtatshme, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

Related Articles

Back to top button