AKTUALITETMJEKSIA

Pikat e bardha rreth syve, çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale


Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto shenja të vogla rrethore nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetëshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për një sëmundje të quajtur Milia dhe vuani nga ky problem të gjithë përgjigjet do t’i gjeni në këtë artikull

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Çfarë është Milia

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Milia është një sëmundje e njohur e lëkurës me simptoma shumë të dukshme dhe specifike. Mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë. Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite. Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Çfarë e shkakton

Pikat e vogla të bardha në lëkurë me shumë siguri po j’ua shkakton keratina e tepërt që ngec nën poret tuaja. Keratina është një proteinë e fortë që gjendet zakonisht me shumicë në lëkurë, flokë apo thonj. Shfaqen zakonisht në zonat ku lëkura është më e hollë, pra rreth syve apo edhe në faqe megjithëse në disa raste edhe në zona të tjera të fytyrës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Si t’a trajtoni në shtëpi

Në shumicën e rasteve këto pika të bardha do të zhduken vetë me kalimin e kohës ose brenda disa muajve. Nëse vuani nga këto simptoma nuk rekomandohet asnjëherë ngacmimi me duar i tyre. Milia nuk është e ngjashme me pikat e zeza të fytyrës, ndaj presioni që mund të ushtroni me duar do të ishte i dëmshëm për lëkurën.

Pastrimi

Pastroni me kujdes zonën e prekur nga milia duke përdorur gjithnjë sapun për fytyra delikate. Gjithashtu masazhojeni fytyrën një herë në javë duke përdorur pak vaj ulliri dhe sheqer apo kripë pasi të keni dalë nga dushi.

Mbrojtja

Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve. Këtë mund t’a bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre. Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitamin A, gjithashtu konsumoni ushqime të pasura me të. Bëni pjesë të dietës tuaj të përditëshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamin.

Related Articles

Back to top button