AKTUALITETKOSOVASPORT

Piloti nga Prizreni, Liridon Kalenderi ‘pushton’ sërish Europën


Në një konkurrencë të “çmendur” me makina e garues të jashtëzakonshëm, Liri është renditur i pari në Grupin 1 dhe Kategorinë 1.
Deri te fitorja Kalenderi  me Mitsubishi Evo 9 arriti me kohën e përgjithshme prej 04:52.554 minuta (02:26.691 dhe 02:25.863), me shpejtësi mesatare prej 123.4 kilometra në orë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Është ky triumfi i dytë i Kalenderit në një garë të vlefshme për Kampionatin Evropian, pas suksesit të arritur në qershor, në Shtenberk të Çekisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërsa, Kampionatin Evropian, në tërësi e ka “ndjekur” dhe e ka përfunduar me sukses Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift , i cili në Buzet u rendit i katërti në Grupin 3, e në të njëjtën pozitë edhe në plasmanin përfundimtar të EHCC, që gjithsesi është e arritur e madhe.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Në Buzet ishte pjesëmarrës edhe Valon Jaha me BMW, i cili në një konkurrencë shumë të fortë, u rendit i shtati në Grupin 4, por i ka inkasuar 6 pikë shumë të rendësishme në FIA CEZ, ku aktualisht është i pari në këtë grup.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button