KRONIKËSTAR CHANNEL

Pistoletë stilolaps me fishekë, arrestohet 32-vjeçari – DVP Korçë godet rastin e armëmbajtjes pa leje

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 32-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë lokalizuan shtetasin e dyshuar në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit me iniciale E. Xh. iu gjet një pistoletë me fishekë, e modifikuar në formën e një stilolapsi. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë 32-vjeçarin për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button