AKTUALITETKRONIKË

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i krimit në Dropull


Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bënet me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button