BOTA

Pjesë e një rrjeti kokaine/ Arrestohet në Kolumbi shqiptari, do të ekstradohet në SHBA


Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) dhe agjencia e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”, i cili kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas “Dijín”, ky njeri ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesës së sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.
Hidrokloridi i kokainës i dërguar u prodhua në departamentin e Valle del Cauca dhe u transportua me rrugë tokësore në bregdetin e Karaibeve. Pasi atje, anëtarët e organizatës janë përgjegjës për dërgimin e alkaloidit nga deti në destinacionin e tij përfundimtar”, tha Dijín në një deklaratë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si ‘El Gringo’ dhe i kapuri tjetër kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës në SHBA për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button