Plagosi Florenc Kostën pasi kishte lidhje me gruan e tij, vetëdorëzohet në polici Erjon Goxhara
Është vetëdorëzuar në polici Erjon Goxhara, polici që plagosi dy ditë më parë Florenc Kostën.
Goxhara plagosi Kostën, duke e qëlluar disa herë nga këmbët në zonën e Komunës së Parisit.
Goxhara kreu plagosjen, pasi dyshonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar me Kostën.
Florenc Kosta ishte inxhinier pranë ERE-s, ndërsa Goxhara ishte polic kufiri në Tiranë.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.