AKTUALITETKRONIKË

Plagosi me thikë djalin, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet! Babai dërgohet në gjyq


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin Bashkim Plaka pasi akuzohet se plagosi me thikë djalin e tij, Nari Plaka, ngjarje e ndodhur më 28 maj të këtij viti.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndaj 69-vjeçarit rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë” dhe Dhunë në familje”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, përfundoi hetimet për procedimin penal nr.792/2024 dhe dërgoi për gjykim shtetasin B.P. për veprat penale ‘Plagosje e rëndë’ dhe ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga nenet 88/1 dhe 130/a/1 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kjo prokurori bëri të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e datës 28.05.2024, ku shtetasi B.P. goditi me thikë në pjesën e barkut shtetasin N.P., me banim në fshatin Gjazë, Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për shkak të dëmtimeve të marra shtetasi N.P. ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi B.P ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje në dëm të bashkëshortes.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhëm”, thuhet në njoftim.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button