Plagosi me thikë gruan e tij, vetëdorëzohet në polici Aleko Myrtollari
Aleko Myrtollari, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në banesën e çiftit, pas një konflikti mes të dyve.
Gruaja Marjola Myrtollari ka marrë plagë të rënda ndërsa sot është sjell në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se motiv i kësaj ngjarje dyshohet të jetë xhelozia. Marjola ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa ka qenë vajza 16 vjeçare e çiftit që ka lajmëruar policinë. Mësohet se plagosja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve por e ka gjetur vajza nënën të plagosur.
Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qera, kishin konflikte për motive xhelozie, ka qenë bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhëti