KRONIKËSTAR CHANNEL

Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuari tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

Tetë efektivë të Policisë së Burgut Fier janë pezulluar nga detyra pas konfliktit të ndodhur të shtunën në ambientet e burgut, ku mbetën të plagosur Denis Brajovic, i njohur edhe si Bajri, dhe i dënuari Jurgen Zoto.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, vendimi është marrë pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të situatës. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e përgjegjësive të mundshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Efektivët rezultojnë se kanë qenë të planifikuar në dy sektorët e burgut në momentin kur ndodhi konflikti.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Të pezulluarit janë:

Reklama në FieriWeb
  • K/Inspektor G.B. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
  • Inspektor Sh.H. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
  • Inspektor A.A. – Punonjës i rolit bazë.
  • Inspektor D.GJ. – Punonjës i rolit bazë.
  • Inspektor A.H. – Punonjës i rolit bazë.
  • Inspektor P.K. – Punonjës i rolit bazë.
  • Inspektor S.Ç. – Punonjës i rolit bazë.
  • Inspektor A.S. – Punonjës i rolit bazë.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur pasi Jurgen Zoto ka goditur Denis Bajrin. Të dy të dënuarit kanë marrë plagë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Denis Brajovic, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë dhe është akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit. Ndërsa Jurgen Zoto ndodhet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pritet të marrë masa ndëshkuese edhe ndaj dy të dënuarve të përfshirë në konflikt, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Sakaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po verifikon edhe një informacion tjetër, sipas të cilit, pas konfliktit, disa automjete të blinduara kanë qëndruar jashtë perimetrit të burgut dhe më pas edhe pranë spitalit.

Sipas të dhënave që po verifikohen, në automjete dyshohet se ndodheshin persona mbështetës të Denis Brajovic dhe Jurgen Zotos.

Prokuroria po heton ngjarjen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe plagosjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat dhe përgjegjësitë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button