AKTUALITETKRONIKË
Plagosja në Shkodër, reagon policia: I plagosuri 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.