KRONIKËSTAR CHANNEL
Plagosje me thikë në Berat, 37-vjeçari sulmon një të moshuar në një lokal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Çelepias, Berat, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë një të moshuar 85-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në ambientet e një lokali, ku për motive ende të paqarta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin T. B., 85 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar pas ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.