KRONIKËSTAR CHANNEL
Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit në zonën e Plazhit në Durrës. I lënduari, i cili punon si taksist, është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është rreth 45 vjeç dhe banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Hekurudha” të Plazhit të Durrësit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.




